10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Tejkaluan shpejtësinë, policia gjobit dy shoferë në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka gjobitur dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë.

Në njoftim thuhet se njëri është ndalur sot në orën 05:30, dhe i njëjti është gjobitur me 300 euro, tre muaj masë mbrojtëse.

29 vjeçari, P.S ka qenë duke vozitur me shpejtësi 167 km/h në rrugën ku shpejtësia e kufizuar ka qenë 50 km/h.

Ndërsa shoferi tjetër është ndalur rreth orës 08:52 në rrugën “Driton Islam”. Ai është gjobitur me 300 euro, tre pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrotjëse.

22-vjeçari, A.SH ka vozitur me shpejtësi 97 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.

Njoftimi i plotë:

Gjobë ndaj dy shoferëve për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 05:30 në rrugën magjistrale Ferizaj –Prishtinë në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt ka ndaluar shoferin P.S (M/K) i moshës 29 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 167 km/h.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Ndërsa, rreth orës 08:52 në rrugën ‘’Driton Islam’’ në Ferizaj, policët kanë ndaluar shoferin tjetër A.SH (M/K) i moshës 22 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë , kun ë zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 97 km/h . Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë ( 6 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img