Policët nga Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt me automjet civil të policisë, sot kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe kanë ndaluar personin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Ferizaj –Gjilan , tek udhëkryqi që qon për në fshatin Mirosale të Ferizajt.
Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet F.B (M/K) 52 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
Ndërkaq dje, policia ka pranuar një iformacion me foto nga një qytetar se një shofer ka bërë tejkalim në vijë të plotë në magjistralen Ferizaj-Gjilan afër kampit’’Bondsteel’’ në Sojevë . Polica pas verifikimit të shoferët përmes targave të automjetit, sot e ftoi shoferin me inicialet A.T ( M/K) i moshës 40 vjeçar dhe ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro , 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit) . Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.