Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që t’i identifikojë dy personat e dyshuar për tejkalim në vijë të plotë, ndaj të cilëve janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 eurosh, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, në e-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar fotografi ku shihen dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë, ku kanë tejkaluar në vijë të plotë,