12.2 C
Pristina
Sunday, October 6, 2024

Buy now

spot_img

Tejkaloi shpejtësinë, gjobitet shoferi në Ferizaj

Policia ka gjobitur një shofer në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Ai dyshohet se ka tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 103 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Postimi i plotë:

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 27.06.2023 rreth orës 00:15 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.Z (M/K) i moshës 22 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 103 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img