Site icon PrishtinaPress

Tejkaloi shpejtësinë dhe e postoi në TikTok, gjobitet dhe i merret patentë shoferi

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, stacioni policor në Viti, kanë identifikuar vozitësin i cili duke drejtuar automjetin e tij, kishte fotografuar matësin e shpejtësisë  dhe foton e kishte postuar në rrjetin social “Tik-Tok” ku shihet se ka tejkaluar shpejtësinë në zonë ku  sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 80 Km/h gjersa ka tejkaluar në 140 km/h.  

Me këto veprime sipas policisë ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.  

“Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind euro (300) euro, tri (3) pikë negative  dhe masën mbrojtëse në afat prej 3 muaj”, njofton policia.                                                                                               

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, apelon policia.

Exit mobile version