1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Tejkaloi shpejtësinë, dënohet më 300 euro, tre pikë negative dhe marrje të patentë shoferit për tre muaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjobitur një shofer pasi kishte vozitur në një shpejtësi më të madhe se norma e lejuar.

Siç thuhet në njoftim, Policia e ka gjobitur shoferin me 300 euro, tre pikë negative si dhe si dhe me masën mbrojtëse-ndalimi i drejtimit te mjetit motorik për tre muaj, pasi i njëjti kishte vozitur me shpejtësi 132 km/h në zonën ku ishte lejuar 80 km/h, raporton Gazeta Sinjali.

“Ndëshkohet kundërvajtësi i cili në zonën e kufizimit 80 km/h drejtonte automjetin me shpejtësi prej 132km/h. Njësia e trafikut rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Gracë, kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 132 km/h.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit te mjetit motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës”, njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img