Policia ka gjobitur një shofere të moshës 31-vjeçare në Shtime pasi kishte tejkaluar në vijë të plotë.
Ajo është gjobitur me 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse.
Policia e ka publikuar edhe videon
Njoftimi i plotë:
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka pranuar një informatë për një kundërvajtje në komunikacion, që ka ndodhur me datën 21.10.2023 në fshatin Belincë të Shtimes.
Policia ka arritur të identifikojë shoferen A.SH (F/K) e moshës 31 vjeçare, e cila me veturë ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë.
Ndaj saj, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, të cilën ajo e pranoi në tërësi.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.