5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Tejkaloi dyfishin e shpejtësisë së lejuar, 21-vjeçari gjobitet me 300 euro dhe i merret patentë-shoferi për tre muaj

Policia e Kosovës njoftoi se këtë të shtunë, rreth orës 17:40, në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, tek vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit” ka ndaluar shoferin E.K 21 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë.

Sipas njoftimit, i njëjti në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 105 km/h.

Ndaj tij, policia ka shqiptuar gjobën për kundërvajtje 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit”, thuhet në komunikatën për media.

Policia tutje ka thënë se veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img