Qeveria e Kosovës nuk ua ka paguar zyrtarëve policor shtesat për ndërrimin të natës dhe orëve shtesë. Përtej kësaj Policia në mënyrë të jashtëligjshme, po ua ndalon shtesat që u takojnë me ligj zyrtarëve policor.
Nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prishtinë, zyrtarët policor kanë marrë një letër ku njoftohen nuk do të evidentohet asnjë kompensim.
Gazeta online Reporteri.net, ka siguruar shkresën që u ka shkuar zyrtarëve policor nga drejtori rajonal i Policisë, Basri Shabani.
“Ju njoftojmë se me urdhër të Drejtorisë Rajonale, asnjë orë kompensim për zyrtarët policor nuk mund të evidentohet në sistemin PRMIS. Orët me kompensim nuk mund të regjistrohen as në rastet kur zyrtarët policor, angazhohen në trajnime të brendshme, ricertifikim apo edhe kur mesin punë jashtë orarit.”, thuhet në shkresë.
Sipas kësaj shkrese zyrtarët policor mund të kompensohen vetëm në rast se angazhohen në ndonjë plan operativ.
“Vetëm në rastet kur zyrtarët policor angazhohen nga Operativa lidhur me ndonjë Plan Operativ në të cilin plan është cekur me shkresë se mund të angazhohen zyrtar policor me Kompensim dhe të plotësohen format e kompensimit.”, thuhet tutje.

Me ligjin për Policinë e Kosovës 04/L-076, në neni Paga dhe kompensimi për personelin policor 47 ku flitet për pagat dhe kompensimin për zyrtarët policor kompensimi për zyrtarët policor ka parasysh kushtet e veçanta nën të cilat ata i kryejnë detyrat e tyre. Në ligj thuhet se paga themelore e zyrtarëve policor ndryshon duke u bazuar në faktorët përfshirës, por jo të kufizohet vetëm me gradën dhe kohëzgjatjen e shërbimit.
Si shtesë e pagës themelore zyrtarët policor në mënyrë të ligjshme marrin lloje të shtesave, kompensime dhe beneficione.
“Pagesat e tilla shtesë bazohen në faktorët duke përfshirë, por jo të kufizohen vetëm në detyrat e rrezikshme, punën nën stres, punën jashtë orarit, orarin e punës me ndërrime, punën gjatë festave ose ditëve të tjera që janë ditë pushimi, caktimin në punë të veçanta dhe për shkathtësi të veçanta.