2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

TEB-i mundëson realizimin e pagesave online me debit kartelë

Sistemi 3-D secure i lansuar nga banka TEB, mundëson që çdo transaksion i kryer tek shitësit 3D secure (shitësit të cilët kanë logon e certifikimit të ‘Verified by VISA’), kalon përmes procesit 3DS, nëse shitja bëhet tek shitës tjerë (jashtë rrjetit të 3D secure), transaksioni do të lejohet, por për të evituar në rast të ndonjë keqpërdorimi eventual, edhe pse në këtë rast banka do të kalojë obligimin tek shitësi bazuar në rregullat e 3D secure, banka do të krijoj një limit ditor për transaksione të tilla, i cili do limitoj blerjet me Debit kartelë në maksimum 100 euro në ditë.

Për çdo transaksion online nga debit kartela juaj e kryer ne WEB faqet certifikuara me ‘Verified by VISA’, ju do të pranoni çdo herë me SMS një fjalëkalim për të autorizuar transaksionin tuaj.

Kurseni kohë duke blerë online në mënyrë të sigurt dhe të thjeshtë. Për t’u siguruar që transaksioni juaj të jetë i suksesshëm duhet të keni të përditësuar numrin e telefonit, në rast se nuk e keni, atëherë ju rekomandojmë që ta vizitoni degën me të afërt.

Për pagesat online me debit kartelë deri më 28 shkurt 2017, komisioni është 0%. Ndërsa pas kësaj date i referoheni çmimores standard në faqen e TEB-it.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img