Teatri “Dodona” e ka falënderuar tashmë të ndjerin Shyqri Nimanin për dizajnimin e logos.
Ky tatër ka kujtuar kohërat e vështira nëpër të cilat ka hasur nga themelimi në vitin 1986.
“Teatri i të rinjve, fëmijëve dhe i kukullave i themeluar në vitin 1986, pas një periudhe të vështirë, pa strehë mbi kokë duke kaluar nga një hapësirë në një tjetër, dhe në vitin 1992 hyri në ndërtesën e re, kishte ardhur koha që puna e këtij institucioni të identifikohej me shenjën karakteristike. Teatri Dodona është falënderues për kontributin tuaj për krijimin e logos së teatrit, në një kohë plotë turbulenca politike, kur ‘Dodona’ u bë simbol i rezistencës kulturore, humane edukative e arsimor. logo juaj, u bë shenjë identifikimi për Dodonen. I nderuar Profesor, faleminderit përjetësisht”, thuhet në falënderimin e teatrit.
Kujtojmë se artisti dhe profesori Shyqri Nimani i cili ndërroi jetën të enjten (22/06/2023), ka dizajnuar edhe logon e “Grand Hotel” në Prishtinë, Universitetit të Prishtinës, Galerisë Kombëtare të Kosovës, e shumë logo të tjera.