Regjisori Besim Ugzmajli ka nisur provat e shfaqjes së tij më të re “Shtëpia pa dritare”. Ngjarja e shfaqjes së premierës së dytë në Teatrin Kombëtar të Kosovës zhvillohet në ” ferr ” ku situatat që do të krijohen kanë për qëllim lirinë njerëzore, të cilën regjisori ka dashur ta theksoj më tepër. Premiera e kësaj shfaqjeje pritet të jepet gjatë muajit mars.