2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Të zhdukurit/ Kurti: Serbia po refuzon t’i hapë arkivat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Twitter për viktimat e zhdukjes me forcë, teksa sot shënohet Dita Ndërkombëtare.

Kosova i ka 1 mijë e 617 të zhdukur më forcë gjatë luftës së fundit.

Kurti ka thënë se Serbia po refuzon ti hapë arkivat, duke e mohuar përgjegjësinë.

”Në ditën ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve me forcë, kujtojmë 1617 personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së Kosovës. Mungesa e tyre ende rëndon shumë, pasi Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë dhe refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive”, ka shkruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img