Portieri veteran Hugo Lloris po luan sezonin e tij të 11-të me fanellën e Tottenham, por ky mund të jetë sezoni i tij i fundit.
Francezi, që mban edhe shiritin e kapitenit, ka ende edhe një vit kontratë me Tottenham (skadon në verën e vitit 2024), por klubi mund ta largojë që këtë verë, duke kërkuar një alternativë tjetër.
Sipas “Evening Standart”, te Tottenham janë të pakënaqur me rendimentin e portierit 36-vjeçar, ndaj kanë nisur të kërkojnë për një zëvendësues të denjë. Në
krye të listës së kandidatëve është 30-vjeçari slloven Jan Oblak, që luan me skuadrën e Atletico Madrid në Spanjë.
Problem për Spurs do të jetë bindja e klubit spanjoll, pasi Oblak ka një kontratë deri në vitin 2027 me “colchoneros” dhe kushton rreth 35 milionë euro. Për këtë arsye, duhet një ofertë bindëse dhe e kënaqshme që Atletico Madrid të heqë dorë nga portieri slloven, që ndodhet në Madrid prej vitit 2014./Prishtinapress/