Site icon PrishtinaPress

“Të të vijë turp”/ Debat me tone të ashpra mes Valbonës dhe Eglit: A e di problemin që kam në mitër, idiote

Një debat i ashpër ka shpërthyer sot mes Eglit dhe Valbonës në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, duke arritur kulmin me britma dhe akuza të ndërsjella.

E gjitha nisi kur Valbona e konfrontoi Eglin, duke i thënë se kishte një problem shëndetësor në mitër. Pavarësisht që Egli u shpreh se nuk ishte në dijeni të situatës, Valbona vazhdoi me tone të larta, duke i kujtuar se nuk ishte ajo që nuk donte fëmijë.

Debati eskaloi kur Valbona ngriti zërin dhe akuzoi Eglin se kishte vënë në dyshim dëshirën e saj për të pasur fëmijë. Përgjigja e Eglit ishte e ashpër, duke e akuzuar Valbonën se po e përdorte situatën për ta sulmuar atë.

Tensionet u rritën akoma më shumë kur Valbona e quajti Eglin “i pafytyrë” dhe “pa karakter”, ndërkohë që Egli përpiqej të shpjegonte se fjalët e tij ishin keqkuptuar.

“Të të vijë turp nga vetja”, i kthehet Egli.

Ky konflikt ka ndikuar dukshëm në atmosferën e shtëpisë dhe mund të ndryshojë dinamikën e marrëdhënieve mes banorëve të tjerë.

Exit mobile version