Site icon PrishtinaPress

“Të shtyjmë Shqipërinë në kilometrin e fundit drejt BE”/ Mesazhi i Ramës në New York

Kryeministri shqiptar dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një përmbledhje nga fjalimi i një dite më parë në Neë York, ku kërkoi votën e diasporës.

Duke shprehur ambicien që Shqipëria të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030, Rama kërkoi mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët pritet të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm, por është akoma një progres në rrezik, nëse të gjithë së bashku nuk e shtyjmë përpara në këtë kilometër të fundit për ta bërë atë anëtare në Bashkimin Europian.
Një nga arsyet e suksesit tuaj mesa kam kuptuar unë, është që shqiptarët këtu kanë ndihmuar shqiptarët, që kush ka ardhur para, kanë ndihmuar ata që kanë ardhur më pas”.

“Dhe prandaj diaspora sot, shqiptarët jashtë atdheut sot duhet të luajnë për Shqipërinë atë rol që kanë luajtur për shqiptarët këtu dhe duhet të bëhen garantë me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje që Shqipëria nuk kthehet më mbrapa. Prandaj kam ardhur këtu, për t’ju kërkuar që ta vazhdojmë dhe ta përmbushim së bashku këtë mision të nisur një dekadë më parë, për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030, duke e bërë të pakthyeshme rrugën e Europës dhe duke e bërë për shtetin tonë, flamurin tonë, atë që çdo shqiptar si ju, në Amerikë apo Europë ka bërë për veten e vetë, për familjen e vetë, për të ardhmen e fëmijëve të vetë, duke u bërë pjesë krenare, e pandashme e bashkësisë, që sot jeton dhe punon këtu në Amerikë apo matanë oqeanit, në Europë“, u shpreh ai, shkruan Tch, transmeton Klankosova.tv.

Exit mobile version