Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur protestë gjithpopullore të shtunën më 4 mars.
Kjo thirrje e protestës ka ardhur pas shtyrjes së vendimit për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradianj.
“E zhgënjyer me vendimin për shtyrjen e lirimit të Ramush Haradinajt, AAK thërret protestë gjithpopullore për këtë të shtunë, datë 4 mars, në ora 13, në Sheshin Skënderbeu”, thuhet në njoftim.
Gjykata e Colmar-it në Francë ka marrë vendim sot që seanca ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, të shtyhet për datën 6 prill.
Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze më 4 janar, bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia, përmes INTERPOL-it.