Site icon PrishtinaPress

Të shtunën përurohet busti i Nexhmije Pagarushës në Pagarushë

Kryetar i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se në fundjavë do të përurohet busti i këngëtares legjendare, Nexhmije Pagarushës.

“Mbretëreshës së muzikës dhe kulturës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, këtë të shtunë, do i përurojmë një Bust meritor, në hyrje të vendlindjes së saj, Pagarushës, fshatin që shumë e deshi dhe ku trupi i saj pushon që nga 7 shkurti i vitit 2020”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Kastrati e quajti të jashtëzakonshëm kontributin e Pagarushës, dhe shprehur mirënjohje të thellë ndaj solistes së ndjerë.

“Jetësimi i kësaj vepre të madhe po bëhet edhe falë kontributit të jashtëzakonshëm të banorëve të fshatit Pagarushë, miqve e dashamirëve të familjes së madhe Pagarusha, nga të gjitha trevat shqiptare, dhe për këtë, qeverisja jonë komunale u është mirënjohës thellësisht”.

“Ju ftoj që të shtunën, të gjithë bashkë të bëheni pjesë e aktiviteteve tona sipas kësaj agjende, dhe ta nderojmë ashtu siç e meriton “Bilbili i këngës shqipe”, e madhja Nexhmije Pagarusha”.

 

Exit mobile version