Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, Komuna e Podujevës nesër organizon ceremoninë e zbulimit të shtatores së ish-Presidentit, Dr.Ibrahim Rugova.
Me pjesëmarrës zyrtarë të lartë shtetërorë, ceremonia do të mbahet në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të vjetër të administratës komunale dhe fillon në orën 13:00.