Të shtunën më datën 28 tetor, “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Prishtinën” organizon aksion masiv pastrimi në kryeqytet.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se aksioni mbahet në bashkëpunim me Ekipin Monitorues Ndërlidhës të KFOR-it K8 dhe mbështetjen e Komunës së Prishtinës, KRM “Pastrimi” Prishtinë, Trafiku Urban Prishtinë,”Melodia PX” “Premium Bakery” dhe Frix.
Takimi është tek sheshi Zahir Pajaziti nga ora 10:00. Për informata mund të kontaktoni në numrin 045783783 ose në email info@tapastrojmekosoven.org.
Ky është momenti për të treguar dashurinë ndaj qytetit tonë dhe mjedisit ku jetojmë! Çdo ndihmë dhe pjesëmarrje janë tejet të çmuara!
https://www.facebook.com/tapastrojmkosoven/posts/658459643051339?ref=embed_post