1.6 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Të shtënat ndaj Top Channel/ Produksioni i BBV vendos t’i tregojë banorëve për ngjarjen

Një sulm kriminal dhe terrorist tronditi godinën e Top Channel mesnatën e së dielës. Persona që ende nuk janë identifikuar nga policia, qëlluan me breshëri plumbash drejt televizionit kombëtar, duke lënë të vdekur rojen e sigurisë Pal Kola, 60 vjeç.

Kjo ngjarje tronditëse për të gjithë stafin e Top Channel, për të gjithë shqiptarët dhe kolegët gazetarë, iu komunikua banorëve të Big Brother ViP në mënyrë që edhe ata të vendosin, nëse duan ta vijojnë këtë rrugëtim, apo ta ndërpresin.

“Është detyra jonë të ndajmë me ta se çfarë ka ndodhur dhe të kërkojmë prej tyre të reflektojmë e të marrin një vendim nëse do ta vazhdojnë apo jo këtë rrugëtim. Nuk është e thjeshtë të ndash lajme të këqija por është një nga momentet më të vështira, ndjejmë se është e domosdoshme kështu ne sot jemi gati t’ja themi banorëve atë çfarë ka ndodhur dhe bashkë me Arbrin e Zhaklinën të shpresojmë që ata të vendosin të vazhdojnë këtë rrugëtim.”- u shpreh Arbana.

Në nder të Pal Kolës, i cili fatkeqësisht mbeti viktimë e sulmit kriminal, sonte nuk do të ketë spektakël, pasi trishtimi ka pllakosur në televizionin komëbtar, që prej mesnatës të së dielës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img