Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali.
Disa të shtëna janë dëgjuar edhe mbrëmjen e së enjtes në rrugën ‘Xheladin Rekaliu’ në Prishtinë, por nuk dihet se kush i shkrepi.
Sinjali mëson se dy qytetarë kanë njoftuar Policinë dhe kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme ku kanë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja që dyshohen të jenë të armës që u përdor në rast.
Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe e urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.