Site icon PrishtinaPress

Të shtënat me armë në drejtim të shtëpisë së Naser Pajazitajt, Policia jep detaje

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se shtëpia e Naser Pajazitajt është sulmuar me armë zjarri, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i ka thënë Gazetës Express se rastin e ka raportuar vetë Pajazitaj.

“Ai ka thirr dhe ka raportu për të shtëna në kulmin e shtëpisë së tij. Të lënduar s’ka pasur, vetëm janë dëmtuar dy tjegulla. Në vendin e ngjarjes ka dalë Forenzika dhe Prokurori dhe është hapur rast për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. S’ka të dyshuar ende”, ka deklaruar Gashi për Express.

Për këtë rast ka shkruar edhe avokati i Pajazitajt, Ahmet Tahiri.

“Mbreme familja dhe shtepia e Naser Pajazitajt eshte sulmuar me arme zjarri rreth ores 02:00 te mengjesit duke traumatizuar Naserin dhe familjen e tij. Lusim organet e drejtesise, perkatesishte Policine dhe Prokurorine Themelore ne Peje qe sa me pare te zbulohet ky rast dhe personat qe kane kryer kete veper sa me pare te vihen para drejtesise dhe te marrin denimin e merituar!”, ka shkruar ai në Facebook.

Naser Pajazitaj është liruar nga akuza për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, me vendim të Kolegjit Penal të Gjykatës Supreme. I njëjti ka paralajmëruar se do të kërkojë dëmshpërblim në vlerë 1 milion euro për shtatë vjetët e kaluara në burg për këtë rast.

Exit mobile version