Autoritetet në Kroaci kanë thënë se gjatë orëve të mëngjesit, afër ndërtesës së Qeverisë së Kroacisë janë dëgjuar të shtëna, nga të cilat një polic ka mbetur i plagosur.
Në këtë drejtim, shkruajnë mediat e huaja, zyrtarët e policisë gjetën një person i cili përputhej me përshkrimin e autorit të krimit.
Siç supozohet, ai kishte bërë vetëvrasje ndërsa po punohet në përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Drejtori i Spitalit ku është vendosur polici i plagosur ka thënë se polici i plagosur është në gjendje stabile.