Rastet e të shtënave me armë në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe shpeshherë përfundojnë me plagosje. Pothuajse në të gjitha rastet të dyshuarit mbajnë armë ilegale, të cilat i përdorin me të madhe, duke cenuar edhe sigurinë e qytetarëve. Një rast i tillë ka ndodhur sot në Istog, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë herë, të shtënat janë dëgjuar në fshatin Carallukë, ku një 21-vjeçar gjuajti me armë nga shtëpia e tij, duke trazuar banorët në atë pjesë.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është: Agnes Ajrizaj.
Ky i fundit, siç merr vesh Gazeta Sinjali, ka shkrepur armën e gjatë disa herë nga shtëpia e tij, për motive akoma të panjohura.