Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e së shtunës në Gjonaj të Prizrenit.
Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar të dyshuarin( S.L., viti i lindjes 1990, mashkull kosovar), dhe ka konfiskuar një pistoletë e llojit BLOË TR 17.
“Me datën 13.09.2024 Stacioni Policor ne Prizren, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit ka të shtëna me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘’ Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’, dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.
