Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen Emshir në Prishtinë.
Burime të Indeksonline mësojnë se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në këtë pjesë të kryeqytetit.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.