11.5 C
Pristina
Monday, September 23, 2024

Buy now

spot_img

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohet një person – arrestohet një i dyshuar

Rreth orës 22:40, raportohet të ketë pasur gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Maliq Pashë Gjinovci” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Zyrtarja e PK-së tha se menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person”, ka thënë Ahmeti.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore, dhe deri tani është arrestuar një person i dyshuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img