Site icon PrishtinaPress

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri ka pasur ditën e premte në Prishtinë.

Policia njofton se një person ka shtënë me armë zjarri nga vetura e tij, rasti ka ndodhur rreth orës 06:52, transmeton Telegrafi.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur nga vetura në lëvizje, ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 10 gëzhoja. Njësia policore ka arrit të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar dhe nga ai ka konfiskuar një pistoletë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

Exit mobile version