Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë fillore në Finlandë, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur 3 fëmijë, raporton Reuters.
Një i dyshuar, i cili po ashtu mësohet se është i mitur, është arrestuar. Mësohet se shkolla ka të regjistruar gjithsej 800 nxënës dhe 90 persona pjesë e stafit.
Shkolla Viertola ka nxënës të moshës shtatë deri në 15 vjeç.
Nxënësit sapo ishin kthyer në shkollë pas pushimeve për Pashkët katolike.