Sonte rreth orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë-Kosovë.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk pasur persona të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë-Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim për ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin” – ka thënë ai.