Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.
Raportohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur për momentin.
Thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes komshinjve.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e dinamikës.