Të shtëna në drejtim të një personi, kanë ndodhur para pak orësh në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë, afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, duke shtuar se të shtënat kanë ndodhur në orën 10:48 dhe të lënduar nga arma nuk ka.
“Ju njoftojmë se më 8 nëntor, ora 10:48 në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri ne drejtim të viktimës m/k/sh. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, të lënduar nga arma nuk ka. Policia janë duke u marrë me rast”, tha Hoxha.