16.6 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Buy now

spot_img

Të shtëna me armë në Suharekë, një grua u plagos dhe 6 të tjerë u lënduan

Një grua është plagosur në këmbë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një lokali të natës në Topliçan të Suharekës.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se si pasojë e të shtënave janë thyer xhamat dhe kanë pësuar lëndime të lehta trupore edhe 6 persona të tjera.

“Të dyshuarit janë larguarnga vendi I ngjarjes menjëherë. Patrulla policore sapo e ka marr  informatën ka shkuar në vend ngjarje e më pas atyre iu janë bashkangjit  të gjitha njësit përgjegjëse si dhe eprorët e Stacionit dhe eprorët Rajonal të policisë”.

Dy të dyshuar meshkuj ,  (Ç.S. 22 vjeç dhe A.A. 23 vjeç )  nga Suhareka pasi që janë intervistuar me urdhër të prokuroit kujdestar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa I dyshuari I tretë (mashkull A.D. 18 vjeç) është liruar me procedurë të rregullt.

Gjithashtu  është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdor për kryerjen e veprës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img