5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Të shtëna me armë në Shëngjin, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur në këmbë, pas të shtënave me armë zjarri në Shëngjin.

Ngjarja ka ndodhur tek Rana e Hedhun pranë një lokali. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Lezhës dhe po marrin mjekim në urgjencë, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të dëmtuarit janë Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plagosjes. Policia ka mundur të identifikojë autorët konkretisht Bledar Curri, Frajd Curri dhe Kristian Curri, ndërsa vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.

Burime thonë se dy të plagosurit dyshohet se kanë qenë të pirë dhe kanë filluar të krijojnë probleme në ambientet e lokalit.

Dyshohet se debati fillimisht ka filluar në ambientet e brendshme të lokalit dhe më pas sherri ka degraduar jashtë deri në përdorim të armëve ku dy të rinjtë kanë marrë plagë të lehta.


“Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit A.Gj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe G.N. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit B. C., F. C. dhe K. C., dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”
, sipas policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img