Site icon PrishtinaPress

Të shtëna me armë në SHBA, vriten tri gra

A "Police Line Do Not Cross" caution tape with a police car/police sirens in the background.

Një burrë në shtetin amerikan të Illinois vrau tri gra dhe plagosi rëndë një person tjetër. Ngjarja ndodhi në një shtëpi në Ashland rurale, rreth 10 milje në perëndim të Springfield. Policët gjetën një burrë me plagë me armë zjarri dhe një grua të vdekur.

I plagosuri drejtoi policinë në një shtëpi tjetër në Ashland, ku autoritetet gjetën dy gra të vdekura.

Policia e identifikoi të dyshuarin dhe gjeti automjetin e tij në Jacksonville, rreth 20 milje në jugperëndim të Ashland.

Ndërsa, burri i mbijetuar u dërgua në spital me lëndime të rrezikshme për jetën.

Efektivi i Qarkut Cass tha se planifikon të publikojë emrat e viktimave dhe të dyshuarve, por nuk do të jepet asnjë informacion i mëtejshëm për shkak të vazdimit të hetimit.

Exit mobile version