Site icon PrishtinaPress

Të shtëna me armë në Prishtinë, gjenden disa gëzhoja në vend të ngjarjes

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Disa të shtëna janë dëgjuar edhe mbrëmë në rrugën ‘Marie Shllaku’ në Prishtinë.

Një qytetar ka denoncuar rastin në Polici dhe i njëjti ka deklaruar se derisa ka qenë në shtëpinë e tij, ka dëgjuar të disa të shtëna me armë.

Bazuar në dëshminë e tij, të dyshuarit kanë qenë në lëvizje me një veturë, por që nuk është zbuluar ende identiteti i tyre.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme ku kanë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja që dyshohen të jenë të armës që u përdor në rast.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe e urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Exit mobile version