-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Të shtëna me armë në një lokal në Pejë, 52-vjeçari shkakton rrezik dhe ikë

Të shtëna me armë janë dëgjuar të shtunën mbrëma në një lokal, në rrugën “Vëllezërit Peteriq” në Pejë, ku një person dyshohet se ka shkrepur armën, për motive akoma të panjohura.

Rasti është denoncuar nga pronari i lokalit, teksa i dyshuari tashmë ndodhet në duart e Policisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se incidenti ka nisur pasi i dyshuari fillimisht ka komunikuar me pronarin dhe më pas është futur brenda hapësirave të lokalit, ku ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur një herë.

Bëhet fjalë për M.K., 52-vjeçar, i cili dyshohet se ua ka rrezikuar jetën personave që ndodheshin brenda lokalit, duke shtënë me armën, të cilën e mbante kundërligjshëm.

Posa rasti është denoncuar në Polici, njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku është gjetur një gëzhojë, por i dyshuari nuk është kapur aty. Megjithatë, ai nuk e shijoi lirinë gjatë, pasi zyrtarët policorë arritën të bien në gjurmët e tij.

Të njëjtat burime thonë se i dyshuari, i cili ishte në gjendje të dehur, është shoqëruar në stacion policor dhe pas përfundimit të procedurave është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 52-vjeçari do të hetohet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img