Site icon PrishtinaPress

Të shtëna me armë në një festë në SHBA, 6 adoleshentë të vrarë dhe 20 të plagosur

Një tjetër ngjarje e rëndë me armë ka ndodhur në SHBA.

Të paktën gjashtë adoleshentë raportohet se u vranë nga të shtënat gjatë një festë ditëlindjeje në Dadeville, Alabama.

Mediat e huaja raportojnë se më shumë se njëzet persona u plagosën.

Policia ende nuk ka konfirmuar numrin e viktimave apo nëse vrasësi është arrestuar.

Gjithashtu mbrëmë, dy studentë u plagosën nga të shtënat në kampusin e Universitetit Lincoln në Pensilvani./PrishtinaPress/

Exit mobile version