Një tjetër ngjarje e rëndë me armë ka ndodhur në SHBA.
Të paktën gjashtë adoleshentë raportohet se u vranë nga të shtënat gjatë një festë ditëlindjeje në Dadeville, Alabama.
Mediat e huaja raportojnë se më shumë se njëzet persona u plagosën.
Policia ende nuk ka konfirmuar numrin e viktimave apo nëse vrasësi është arrestuar.
Gjithashtu mbrëmë, dy studentë u plagosën nga të shtënat në kampusin e Universitetit Lincoln në Pensilvani./PrishtinaPress/