Site icon PrishtinaPress

Të shtëna me armë në Llukar të Prishtinës, gjenden pesë gëzhoja në vendngjarje

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Disa të shtëna me armë kanë trazuar edhe banorët e fshatit Llukar të Prishtinës, por që nuk dihet se kush i shkrepi.

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja që dyshohet të jenë të armës që u përdor në rast.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin e tyre.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’./PrishtinaPress/

Exit mobile version