Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.
Disa të shtëna janë dëgjuar edhe mbrëmjen e së enjtes në fshatin Gjurgjevic i Madh të Klinës, por nuk dihet se kush i shkrepi.
Një qytetar ka njoftuar Policinë dhe ka dhënë dëshmitë e tij lidhur me rastin, i cili ka pohuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të dyerve të oborrit ku ndodhet shtëpia e tij.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme ku kanë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja që dyshohen të jenë të armës që u përdor në rast.
Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.