Në Hajvali janë arrestuar tre persona.
Sipas policisë të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar tetë gëzhoja, përcjell prishtinapress.eu
“Si të dyshuar janë intervistuar edhe tre të dyshuar tjerë meshkuj K/Shqiptarë dhe gjatë kontrollit në një veturë janë gjetur dhe janë konfiskuar një AK/47, një pistoletë dhe shtatë fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.