Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në klubin e natës ‘Balles’ në Prishtinë është plagosur një person si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Pas një konflikti mes personave të përfshirë, i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt viktimës, duke e lënë të plagosur.
Viktima është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arratisur.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në kuadër të veprimeve hetimore kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë që monitorojnë hapësirën e diskotekës, me ç’rast është arritur që të identifikohet personi i dyshuar.
Po ashtu gjatë ekzaminimeve, është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë që dyshohet të jetë e armës që u përdor në rast.
Janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, i cili tashmë është shpallur në kërkim policor./PrishtinaPress/