Një person është plagosur nga arma e zjarrit pasditen e së premtes në Rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova tha se i plagosuri është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.
Po ashtu, ai bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar.
“Sot me datën 12.11.2021 rreth orës 15:15, Policia është informuar se në rr. Luan Haradinaj në Deçan ka pasur të shtëna me armë zjarri me ç’rast është plagosur një person. Personi i plagosur është dërguar në QKMF-Deçan, i njëjti është transportuar në Spitalin Rajonal Pejë, i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në objektet e Stacionit Policor në Deçan”, ka thënë Rugova.