1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Të shtëna me armë në Damjan të Gjakovës, Policia intervenon – ndalohet i dyshuari 21-vjeçar

Mesditën e së dielës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Damjan të Gjakovës, ku një person po dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri për motive ende ta panjohura. Rasti është denoncuar nga një bashkëfshatar i tij, teksa i njëjti ka përfunduar në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari B.K., (21-vjeçar) është kapur me një kallashnikov në vendin e ngjarjes, armë kjo me të cilën dyshohet se ka gjuajtur.

Posa rasti u raportua, Policia është aktivizuar, me ç’rast një njësitë përkatëse intervenuan dhe arritën ta ndalonin të dyshuarin.

Arma që i dyshuari e mbante kundërligjshëm është konfiskuar nga zyrtarët policorë, ndërsa i njëjti është shoqëruar në stacion, për të dhënë deklaratë para hetuesve policorë.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohen rastet për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img