Të shtëna armësh janë dëgjuar afër objektit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pasditen e së hënës.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalur forcat policore dhe po merren me rastin.
Gazetarët nga terreni raportojnë se tashmë rruga “Astrit e Arbnor Dehari” është bllokuar duke paralizuar trafikun që çon kah qendra e Prishtinës.
Policia deri më tani nuk është deklaruar për rastin.