3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Të rinjtë prodhues do të përkrahen nga MKRS-ja

Ministrja Vlora Dumoshi ka zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, Astrit Panxha, me të cilin diskutuan për sektorin e kulturës, rinisë e trashëgimisë.

Në kuadër të temave që u diskutuan në takim ishin: projektet për rini, pastaj prioritetet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen prodhuesit e moshave të reja.

Ministrja Dumoshi u shpreh se MKRS-ja vazhdimisht ka rritur përkrahjen për të rinjtë e Kosovës, nga viti në vit. Ajo tha se do të angazhohet dhe inkurajon të rinjtë që të përfshihen në projektet e MKRS-së, sidomos ato që ndërlidhen me prodhimin e me ndërrmarrësinë. “Me rritjen e prodhimit sidomos nga ana e të rinjve fuqizon sektorin e rinisë dhe i jep një impuls edhe zhvillimit të vendit në tërësi”, veçoi ministrja.

Ndërkaq, drejtori Panxha e vlerësoi gatishmërinë që ministrja Dumoshi dhe MKRS-ja do të përkrahin të rinjtë në fushën e prodhimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img