Site icon PrishtinaPress

Të rinjtë kosovarë, nacionalistë apo patriotë?

Në rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, të rinjtë i kemi pyetur se a e identifikojnë veten si nacionalistë apo patriotë.

Shumë të rinj thonë se janë patriotë, e ka disa që shprehen se janë nacionalistë, e të tjerë nuk duan që të idenfikohen fare me këto dy terme.

“Nuk e preferoj asnjërën prej tyre, nuk mendoj se janë terma të përshtatshëm. Ne duhet të mundohemi që në mënyrën sa më të mirë të mundshme të japim kontributin tonë”, thotë studentja, Fortuna Sahiti.

As njëra as tjetra, sepse ka kaluar koha e patriotizmit, ka kaluar koha e nacionalizmit, është koha për më shumë diversitet, është koha për bashkëpunim, thotë karateisti Alvin Karaqi.

“Me këqyr historinë, nacionalizmi dhe patriotizmi nuk ka pru kurrë të mira, sidomos Kosovës”, shton ai.

“Më shumë e vlerësoj veten patriot, sepse nacionalist është term më i rëndë, nacionalistët janë më të egër e patriotat e duan tamam vendin”, ka thënë Gent Sallauka, student.

Ka shumë teori për patriotizmin , i cili kryesisht përkufizohet si: “Krenari dhe devotshmëri ndaj atdheut dhe qytetarëve që ndajnë të njëjtat vlera”.

Edhe për nacionalizmin ka përkufizime të ndryshme, por në përgjithësi interpretohet si : “Formë ekstreme e patriotizmit e mbushur me një ndjenjë superioriteti ndaj të tjerëve”. (REL)

Exit mobile version