3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Të rinjtë evropianë me kritika për ShBA-në dhe Kinën

Të rinjtë në tre vende evropiane janë kritikë të ashpër ndaj dy vendeve më të fuqishme në botë, ShBA-së dhe Kinës, ka zbuluar një studim.

Siç raporton BBC, ata janë të shqetësuar për rolin e SHBA-së si “polici i botës” dhe fuqinë ekonomike në rritje të Kinës, thotë Qendra Kërkimore Pew me qendër në ShBA.

Shumë prej të rinjve kanë shprehur shqetësime se si ShBA e ka përdorur fuqinë e saj në skenën globale dhe kritikuan veprimet e saj jashtë vendit duke i konsideruar si interes vetjak.

“Në të tre vendet dhe katër grupimet ideologjike, të rinjtë evropianë janë të palëkundur në mendimin se ShBA vepron si polici i botës në dëm të komunitetit botëror,” shkruajnë studiuesit.

Gjithashtu të rinjt kishin akuzë për hipokrizi drejtuar ShBA-së për argumentimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë jashtë vendit, pa i rregulluar problemet e saj në vend.

Sa i përket probabilitetit të ndikimit në opinion, Emanuel Deutschmann në Universitetin gjerman të Flensburgut tha se të rinjtë evropianë kishin jetuar “vitet e tyre formuese” gjatë kohës së Trump, e cila mund të ketë pasur dëme të qëndrueshme në pikëpamjen e tyre për ShBA.

Gjetjet bazohen në fokus grupe me rreth 120 të rritur të moshës 18-29 vjeç në MB, Francë dhe Gjermani, përderisa pjesëmarrësit ishin nga i gjithë spektri ideologjik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img